Nis gjykimi për Sali Berishën, ish kryeministri nuk paraqitet në seancën e parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2025, 10:24
Çelet seanca e parë në themel për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarber Malltezi dhe 3 personave të tjerë të marrë të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Berisha nuk është paraqitur në seancën e parë, të pranishëm vetëm Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja.
Prokuroria përfaqësohet nga prokurori Arben Kraja, ndersa Enkelejda Millonai nuk është paraqitur për arsye shëndetësore.
Gjatë seancës, Elsa Ulliri i është drejtuar Malltezit: kKeni firmosur një shkresë për fletë thirrje për seancën e sotme, a ka marrë dijeni Berisha?
Malltezi është përgjigjur duke thënë se nuk ka informacion në lidhje me këtë
