NIS RINUMËRIMI I VOTAVE NË FIER/ A do ta marrë një mandat Lapaj? Luku: Ka mundësi ndryshimesh të mandateve të partive
Sot fillon rinumërimi i 587 kutive të votimit në qarkun Fier, pas përfundimit të procesit në Tiranë javën e kaluar. Rinumërimi është jetik për disa forca politike të vogla, pasi mund të ndodhin ndryshime në rezultatet fillestare.
Nisma “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt humbi një mandat për rreth 500 vota dhe tani shpreson të rikthejë ato vota, duke mundësuar futjen e Azmer Duleviç në parlament.
Ky ndryshim mund të çojë në humbjen e një mandati nga PS, duke lënë jashtë parlamentit Zegjine Çaushin, që fitoi me vetëm 64 vota më shumë se Maldrita Bardhos. Po ashtu, Partia “Mundësia” mund të marrë një mandat nga PS nëse siguron 519 vota të tjera.
Gjithsesi vlen te kujtojme se në rinumërimin e qarkut të Tiranës, që përfundoi të premten, nuk pati ndryshim rezultati, por vetëm lëvizje të vogla votash që u konsideruan gabime njerëzore dhe jo trafikim votash nga KAS.
Për më shumë ndiqni raportimin e gazetares së "Ora News", Mola Luku
