Zjarri në Durrës/ Blushi: Shteti ekziston vetëm në letra, nuk ka mjete, por vetëm propagandë

Një zjarr masiv ka përfshirë ditën e sotme tregon e Durrësit, teksa sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkuarin se ky është një dështim i qeverisë.

Sipas tij, papërgjegjshmëria institucionale nuk mund të justifikohet më as me mungesë mjetesh për shuarjen e zjarrit dhe as me burokraci.

Blushi: Pamjet dramatike nga zjarri që po shkrumbon tregun e Durrësit janë një tjetër dëshmi tronditëse e braktisjes së plotë të qytetarëve dhe dështimin e thellë të Qeverisë dhe institucioneve vendore në garantimin e sigurisë së pronës dhe të jetës.

Papërgjegjshmëria institucionale nuk mund të justifikohet më as me mungesë mjetesh për shuarjen e zjarrit dhe as me burokraci. Kjo ngjarje është pasojë e një shteti që ekziston vetëm në letra dhe propagandë, por që në momentet e emergjencës zhduket dhe i lë qytetarët në mëshirë të fatit.

Hetim të plotë dhe të menjëhershëm për këtë ngjarje, vënien para përgjegjësisë të çdo zyrtari që ka dështuar në detyrë, si dhe kompensim të menjëhershëm për tregtarët e dëmtuar. Shteti nuk mund të jetë spektator përballë fatkeqësisë së qytetarëve të vet!