Pirdeni: Java e Administratës Publike 2025, nis nesër ediconi i dytë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2025, 17:28
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni bëri me dije se nga 30 qershor deri në 4 korrik, do të organizohet edicioni i dytë i Javës së Administratës Publike 2025.
Ministrja Pirdeni pohon se për të dytin vit radhazi do të ketë një seri aktivitetesh ndërvepruese, ekspozita, ndarje çmimesh dhe reflektime për përmirësimin e administratës publike.
Ky aktivitet është një mundësi shumë e mirë për t’u angazhuar qoftë edhe drejtpërdrejtë duke u punësuar në administratën publike, qoftë duke u angazhuar në nismat e përbashkëta.
Rienergjizimi i administratës publike për t’i shërbyer thellësisht funksionit publik është një nga angazhimet e Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.