Tjetër aksident me monopatinë, shoferi përplas me makinë 17-vjeçarin në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2025, 13:44
Një 17-vjeçar është aksidentuar këtë të diel në Tiranë.
I mituri, i cili po lëvizte me monopatinë, u përplas nga një automjet.
Drejtuesi i automjetit, një 40-vjeçar u procedua në gjendje të lirë nga policia.
“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. Q., 40 vjeç, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me monopatinën me të cilën lëvizste një 17-vjeçar.
Si pasojë është dëmtuar 17-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
