Zjarr i madh në Durrës, tregu i plazhit përfshihet nga flakët

Një zjarr ka përfshirë tregun ambulant në zonën e plazhit të Durrësit, duke shkaktuar dëme materiale. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme, ndërsa makinat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Tregu i përfshirë nga zjarri është i ndërtuar me struktura llamarine dhe përbëhet nga mbi 20 dyqane, të cilat funksionojnë kryesisht gjatë sezonit veror. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, por dyshimet janë të ndara mes një shkëndije elektrike si pasojë e kushteve të pasigurta në treg dhe mundësisë së një zjarri të qëllimshëm, për të hapur rrugë ndërtimeve të reja në zonë.