VIDEO+EMRI/ Përplasi 3 djemtë me monopatina, gjykata lë në “arrest shtëpie” shoferin

Gjykata Penale ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetasin Ekerem Skureni, i cili u arrestua pak ditë më parë pasi përplasi me mjetin e tij tre fëmijë të mitur që po lëviznin me monopatina në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dëshmprët e Kombit”, ku fëmijët po kalonin në rrugë.

Për pasojë, ata u dërguan menjëherë në spital, pasi pësuan lëndime të rënda.

Skureni u arrestua 3 ditë më parë pas aksidentit të rëndë, ndërsa hetimet për rastin dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes vijojnë.