Përfitimet si ''Bullgar'' në Gollobordë/ Ambasada u dërgon mjekë për vizita banorëve të fshatrave të Bulqizës
Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri ka ndërmarrë një nismë për të ndihmuar banorët e Gollobordës në Bulqizë, duke ofruar kontrolle shëndetësore falas nga data 26 deri më 28 qershor
Kjo ndihmë është pritur me vlerësim nga komuniteti.
Një vajzë e vogël që mori pjesë në vizita tha se ishte hera e parë që ndiheshin të kujtuar.
Nisma synon të tregojë kujdesin e Bullgarisë për banorët që identifikohen si pjesë e minoritetit bullgar.
Banorët thonë se ndihen më të përkrahur nga Bullgaria sesa nga shteti shqiptar, që sipas tyre i ka lënë pas dore.
Ata theksojnë se pasaportat bullgare u japin mundësi më të mira për punësim dhe lëvizje në vendet europiane, por shtojnë se pavarësisht kësaj, janë dhe mbeten shqiptarë.
Sipas censusit të vitit 2023, në Shqipëri jetojnë 7,057 shtetas bullgarë, të shpërndarë në disa zona të vendit.
Kjo është hera e dytë që Ambasada e Bullgarisë organizon një aktivitet të tillë në Shqipëri.
Edhe në vitin 2024, një nismë e ngjashme u zhvillua në veri të vendit, ku pati interes të madh dhe reagim pozitiv nga banorët.
