Të mbijetosh me ''plehra''/ 35 vjeçarja mbledh kanaçe për t’u kujdesur për babain e sëmurë

Në mes zhurmës së pluhurit dhe mbetjeve të qytetit, Sonila Shukri përballet çdo ditë me sfidën e mbijetesën.

E vetme, ajo mbledh kanaçe dhe bidona plastikë për të fituar pak para që i duhen për bukën e gojës dhe ilaçet e babait të saj, i cili ka pësuar hemoragji cerebrale.

Ajo kërkon mbështetje për të kapërcyer vështërsitë me të cilat përballet.

Mes zhurmës pluhurit dhe mbetjeve gjetëm këtë 35 vjecare

Quhet  Sonila Shukri dhe thot se çdo ditë e saj ka vetëm një qëllim , të mbijetojë.

E vetme, ajo mbledh kanaçe dhe bidona plastikë për të fituar pak lekë... për bukën e gojës dhe ilaçet e babait të sëmurë.

Thotë se nuk merr asnjë ndihmë.

Në shtëpi e pret i ati, i cili ka pësuar hemoragji cerebrale ndërsa ajo e vetmë përpiqet të kujdeset mesa mundet.

Kërkon një mbështetje për të atin e sëmurë, dhe një mundësi për të jetuar me dinjitet.