Rrëzohet palma në mes të bulevardit në Durrës, disa makina të dëmtuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2025, 17:39
Një palmë u rrëzua papritur në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” duke rrezikuar kalimtarë dhe drejtues mjetesh, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.
Rruga u bllokua përkohësisht dhe policia po menaxhon qarkullimin, ndërsa pritet largimi i palmës.
Ngjarje të ngjashme janë shënuar më herët në të njëjtin bulevard dhe zona të tjera të Durrësit. Si pasojë, mësohet se janë dëmtuar disa makina që ishin të parkuara aty, fatmirësisht pa dëme në njerëz.