Lezhë/ Ndërron jetë 23-vjeçari nga Kosova

Një 23-vjeçar nga Kosova  është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës pa shenja jete.

Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.