Makina shk*tërron barrierat dhe pemën, shoferi largohet, por... i bie targa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2025, 22:31
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Trenit në Tiranë, kur një automjet me targa të huaja humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat ndarëse të rrugës, duke rrëzuar edhe një pemë.
Sipas të dhënave paraprake, shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë.
Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por policia ka mundur ta identifikojë, pasi në vendngjarje mbeti targa e automjetit.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, megjithëse zona ku ndodhi aksidenti është afër vijave të bardha dhe karakterizohet nga fluks i lartë qarkullimi. Policia po punon për kapjen e drejtuesit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
