Aksident në Pogradec, lëndohen tre persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2025, 21:32
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin Tushemisht. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre persona. Ata janë dërguar drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
