Akuzohet se theu kodet e sigurisë kompjuterike të SPAK, lihet në burg ish-zyrtari Zambak Gjoni

Zyrtari Zambak Gjoni, i cili akuzohet për hyrje në sistemet kompjuterike pranë SPAK-ut do të vijojë të qëndrojë në burg.

Ketë të premte u mbajt senaca për informacionë dy mujore ku kërkoi lirimin nga qelia me argumentim se nuk ka kryer asnjë veprim në sistemet e kompjuterike të SPAK-ut.

Pavarësisht argumentit, gjykata nuk e miratoi kërkesën e tij duke lënë Zambak Gjonin në burg pa afat.

Sipas SPAK, Gjonaj dhe Artjon Rrokaj kanë hyrë tek sistemet e email të 3 prokurorëve të posaçëm.

Në dosje thuhet se personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore.

Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, z. Altin Dumani, por pa sukses.