EMRI/ I akuzuar në Itali për trafik dr*ge, arrestohet në Vaun e Dejës 23-vjeçari, ja sa vite burg rrezikon
Policia ka vendosur në pranga një 23-vjeçar, i cili akuzohet nga autoritetet italiane si pjesëtar i një organizate kriminale.
Në pranga ka rënë Ergys Arrnjeti, i cili u kap në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës.
I riu dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale.
Ndaj tij, Gjykata në L’Aquila ka caktuar me një vendim të vitit 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Për këtë vepër, Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim. Ergys Arrnjeti do të ekstadohet drejt shtetit fqinj.
Njoftimi
Policia e Shtetit
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 49”.
Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vaun e Dejës, 23-vjeçari.
Në vijim të bashkëpunimit intensiv me partnerët italianë, të koordinuar nga rrjeti ENFAST, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, gjatë operacionit “Operacionalja 49”, lokalizoi në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. A., 23 vjeç.
Në vitin 2024, Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.
Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali.
