SHQIPËRIA E RRETHUAR NGA FLAKËT/ Në 24 orët e fundit, 20 vatra zjarri, Pepkolaj: Situatë alarmante nga temperaturat e larta

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", Agustin Pepkolaj, specialist i Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri, ngriti alarmin për situatën shqetësuese të zjarreve në vend, të shkaktuara nga temperaturat ekstreme që kanë përfshirë territorin.

"Temperaturat kapin 40 gradë. Nuk është si vitet e tjera. Temperaturat kanë bërë që ne të hyjmë në sezonin e verës ose në sezoinin e zjarreve. Rreziku në këtë kohë është më i shtuar.

Brenda 24 orëve të fundit kemi gati 20 vatra zjarri, që nga mëngjesi ditës së kaluar e deri në këtë moment.

Këto vatra zjarri kanë qenë në disa vende të konsiderueshme dhe kanë marrë përmasa të mëdha. 

Dje ka arritur kulmin me zjarrin që ndodhi në Ksamil ku patëm një agravim të zjarrit dhe ka qenë një ndërhyrje shumë e vështirë.

Duke parë rëndësinë e këtij zjarri ka shkuar dhe ka ndjekur situatën vetë drejtori i përgjithshëm i shërbimit zjearrëfikës bashkë me kryetarin e bashkisë së Sarandës. Kanë marrë pjesë 80 forca zjarrëfikës që kanë bërë të mundur që në orën 2 të mëngjesit të kemi lokalizimin dhe izolimin e zjarrit", u shpreh Pepkolaj.

NDIQNI INTERVISTEN E ME EKSPERTIN E MBROJTJES NGA ZJARRET AGUSTIN PEPKOLAJ