DETAJET E PARA/ “Mesazh” me tritol në Fushë-Krujë, hidhet në erë dyqani në rrugën nacionale

Një rast shpërthimi me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven".

Policia bën me dije se lënda plasëse shpërtheu në hyrjen e dyqanit në përdorim të një 30-vjeçari.

Sipas njoftimit nga shhpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.

Ndërkohë grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.

Njoftimi:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven", në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.