Gjykata Kushtetuese u dha 30 ditë afat që Kuvendi të konstituohet/ Kurti: Është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i LVV

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtim, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti shprehet se kjo është një detyrë e i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë, Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti gjithashtu shprehet se u ka dërguar ftesë kryetarëve të partive për një takim të shtunën.

Postimi i Kurtit:

Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit.