37 dështime, Berisha: Duke parë si i zgjidh gjërat Trump, Kosova nuk e ka luksin për të qëndruar pa institucione
Të mërkurën, më 25 qershor, deputetët e zgjedhur të Kosovës dështuan për herën e 37-të të konstituojnë institucionin ligjvënës dhe për këtë u deshën vetëm rreth dy minuta kohë.
Këto përpjekje, që prej 15 prillit, janë shndërruar në një rit që përsëritet çdo të dytën ditë - me saktësi gati kronometrike, por pa asnjë rezultat.
Për të kuptuar më shumë mbi atë se çfarë po ndodh me politikën e brendshme në Kosovë, i ftuar në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora News” ishte deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.
“Seancat e para bllokuese kishin kuptim se ishin dhe një test për vetë koalicionet në Kuvendin e Kosovës.
Por në këtë situatë ku nesër do të mbahet e 38-a tregon se nuk kemi të bëjmë më me as thirrje të ndërgjegjes, as me atë që quhet moral politik, nuk kemi të bëjmë as me bllokadë kushtetuese apo ligjore, por këtu duhet ta vëmë në dyshim gjithë situatën se mos kjo është qëllimshme dhe për ta mbajtur Kosovën në vendnumëro, pa institucione që kanë legjitimitet politik dhe që kanë detyrime për të dhënë dhe për të marrë vendime e përgjigje të shpejta me një zgjidhje të situatës me Kosovës dhe Serbisë.
Dhe për këtë paralajmëroi edhe Presidenti Trump se do ta zgjidhë në formën e tij. Por duke e njohur mënyrën e tij se si ai i zgjidh gjërat, mendoj se Kosova nuk është në situatën e përshtatshme për të qëndruar në këtë mënyrë”, u shpreh Hisen Berisha
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DEPUTETIN E KOSOVËS HISEN BERISHA

