GREQIA NËN PUSHTETIN E FLAKËVE! Chios, mbi 40 mijë hektarë të djegur, evakuohen dhjetëra fshatra

Ishulli Chios në Greqi po përballet me një zjarr të fuqishëm, që ka përfshirë mbi 40 mijë hektarë dhe ka detyruar evakuimin e dhjetëra fshatrave. Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia e një gruaje.

Prej disa ditësh, ishulli Chios në Greqi po përballet me një zjarr të fuqishëm që vijon të jetë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore prej 40 mijë hektarësh dhe duke kërcënuar banesat në disa fshatra.

Sipas autoriteteve greke, në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar mbi 400 zjarrfikës, me ndihmën e 8 avionëve zjarrfikës dhe 4 helikopterëve.

Evakuimet kanë qenë të domosdoshme teksa ndërsa banorët janë strehuar në ambiente të sigurta me mbështetjen e mbrojtjes civile.

Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia e një gruaje, e cila është vënë në pranga pasi dyshohet se hodhi një cigare në një zone pyjore, duke ndezur flakët.

Ndërkohë, pjesa tjetër e territorit grek rezulton e qetë, pa vatra të mëdha aktive në zona të tjera si Athina, Rodos apo Kreta. Për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë, situata mbetet delikate.