Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, zjarrfikësit në vendngjarje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2025, 18:35
SARANDË- Një zjarr zjarri është aktivizuar ditën e sotme në Sarandë.
Sipas raportimeve, zjarri është regjistruar në zonën e Qafë Gjashtës, në anën e Lëkursit.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Terreni i vështirë dhe erërat e forta kanë vështirësuar punën e zjarrfikësve të Sarandës, ndërsa për t'ju ardhur në ndihmë janë nisur edhe mjete dhe efektivë nga bashkitë përreth.
Deri më tani nuk ka asnjë raportim që zjarri mund të rrezikojë banesat.
