Xhemollari: Procesi i rinumërimit nxorri në 'pension' numëruesit dhe komisionerët e partive

Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se procesi i rinumërimit ka nxjerrë në ‘pension’ numëruesit dhe komisionerët e partive.

Xhemollari: Reformat ose ligjet sigurisht që duhet ti shërbejnë interesit të njerëzve.

Produkti është votuesi, pra votuesi është ai i cili zgjedh deputetët zgjedh legjislaturat.

Por që gjithmonë ka qenë interesi i palëve në tryezë.

Përsa i përket çështjes të rinumërimit unë mendoj se ka sjellë një të mirë.

Ka nxjerr në pension administratorët politikë të proceseve, pra anëtarët e partive politike të cilët administrojnë pra numëruesit dhe komisionerët.

Nëse do  të ketë reformë dhe nëse do ketë rekomandime nga OSBE ODIHR mendoj se kjo do jetë numri një.

Ose të kemi një proces elektronik i cili ua heq automatikisht të drejtën për të numëruar votat.

Ose të kemi një KQZ jo politike duke filluar nga poshtë lart, pra nga Komisioni deri tek KAS.