ILIR META NUK DEL NGA BURGU! Avokati: Kartën e përdori Kryemadhi, lobimin një që kaloi me PS

Ilir Meta do të vazhdojë të qëndrojë në burg. GJKKO rrëzoi kërkesën e tij për të dalë nga qelia, ndërsa në seancë ishte edhe vetë ish-Presidenti. Për mediet, avokati i tij theksoi se Meta nuk kishte dijeni për kartën bankare të përdorur nga Monika Kryemadhi dhe se financimin e LSI në SHBA e firmosi një zyrtar i partisë që ka kaluar te PS

GJKKO ka lënë në burg ish-Presidentin dhe njëkohësisht kryetar të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në seancë prokuroria paraqiti përdorimin e një karte bankare të dhënë nga biznesmeni Ardian Shatku por dhe argument shtesë të pagesës së lobimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në SHBA me një shumë prej rreth 360 mijë dollarë.

Avokati i Metës edhe një herë e cilësoi procesin politik

Sa i përket shpenzimeve nga karta, Cakrani tha se Meta nuk ka pasur dijeni dhe se është përdorur nga ish bashkëshortja Monika Kryemadhi.

Edhe sa i përket faturës së lobimit Cakrani vëmendjen e drejtoi te një tjetër ish-zyrtar i LSI-së.

Meta u arrestua në 21 tetor të vitit 2024 në hetimin e dosjes “CEZ-DIA”, ndikim të paligjshëm, lobimin e LSI-së në SHBA dhe për verifikimin e pasurisë.