Rinumërimi i votave/ Kume: Është legjitim si proces formal, por nuk ka kuptim

Eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se procesi i rinumërimit është legjitim si proces formal por nuk ka kuptim.

Kume: Ne vuajmë shumë nga mungesa e zbatimit të ligjit.

Më shumë sesa nga mënyra se si e zgjidh ligji problemin.

Në këtë çështje jemi duke zbatuar ligjin.

Pastaj se si ky ligj e trajton gjënë, kjo është tjetër.

Unë do të thosha që nuk është zgjidhur mirë kështu siç e kanë zgjidhur gjënë.

Është e domosdoshme që të ndërhyhet për të rregulluar gjënë.

Jo vetëm për mungesën e konstituimit të rezultatit shumë më tepër në kohë dhe shpenzimit në kohë që duket.

E gjitha kjo të krijon atë përshtypjen që ore këta bëjnë sikur apo duan të bëjnë.

Në fakt bëjnë sikur po bëjnë ndonjë gjë, asgjë nuk bëjnë.

E shikoni se çfarë po del me këtë rinumërim, asgjë nuk po del.

I cili është legjitim si proces formal por nuk ka kuptim në atë që prodhon për tu realizuar.