FOTO/ Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan, makina bie nga ura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2025, 20:18
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të pasdites në segmentin rrugor kombëtar Peqin–Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin mbi një urë dhe ka rënë poshtë saj.
Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi pasojat e këtij aksidenti, ndërsa autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat.
