Aksidentoi për vd*kje të moshuarin, arrestohet i riu në Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin O. P., 26 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit të Durrësit.

Policia bën të ditur se i riu duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin Q. L., 80 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte këmbësor. Për pasojë, i moshuari ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në paraburgim në pritje të veprimeve të mëtejshme procedurale.