Dinamo shkëlqen në Ohër, mposht thellë Ballkanin

Një paraqitje impresionuese e skuadrës së Dinamos në miqësoren ndaj Ballkanit, ku nën drejtimin e Ilir Dajës, “blutë” treguan forcën e tyre duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-1 në qytetin e Ohrit.

Takimi nisi me ritëm të lartë dhe ishte sulmuesi Nani që hapi serinë e golave në minutën e 32-të.

Pak minuta më vonë, në të 40-ën, Mandela shënoi golin e dytë, duke dyfishuar avantazhin për skuadrën e Dinamos dhe duke vulosur dominimin në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Ballkani tentoi të ngushtojë diferencën me golin e Ajazit në minutën e 63-të, por nuk mundi të ndalë ofensivën e vazhdueshme të Dinamos.

Bregu dhe më pas përsëri Nani shënuan për të kompletuar shifrat përfundimtare 4-1 në favor të Dinamos.

Formacioni i titullarëve të Dinamos në këtë takim ishte:

Teqja; Meksi, Rustemi, Dita, Loran, Maliqi, Qefalia, Vila, Bregu, Zabergja, Mandela.

Përgatitjet në Ohër vazhdojnë me ambicie dhe besim të madh për sukses në arenën ndërkombëtare.