Barcelona, në bisedime të avancuara për kapitenin e Brazilit U-17

Barcelona është duke zhvilluar bisedime të avancuara për të transferuar një prej talenteve më të mëdhenj të brezit të ri të futbollit brazilian: Zé Lucas, mesfushor i ekipit Sport Recife, i lindur në vitin 2008.

Zé Lucas është kapiten i përfaqësueses U-17 të Brazilit, kampion i Amerikës së Jugut për këtë kategori moshe dhe, pavarësisht se është vetëm 17 vjeç, është tashmë titullar në Sérinë A të kampionatit brazilian.

Sipas medieve spanjolle, dialogu mes Barcelonës dhe klubit brazilian është intensifikuar gjatë javëve të fundit dhe pritet që shumë shpejt të arrihet një marrëveshje përfundimtare.

Futbollisti konsiderohet si një ndër emrat më të spikatur të brezit të tij në Amerikën e Jugut.

Ky veprim i klubit katalanas tregon një ndryshim të politikës së merkatos, e cila tashmë po fokusohet gjithnjë e më shumë në kërkimin e talentëve të rinj, një strategji që fillimisht u ndoq me sukses nga Real Madridi dhe që po përqafohet nga gjithnjë më shumë klube të mëdhenj evropianë.