Vllaznia e femrave përballet me sfida të forta në Champions League, por ka favor 'Loro Boriçin'

Shorti i Champions League për femra është hedhur sot në Nion të Zvicrës dhe ka sjellë një sfidë të vërtetë për kampionet e Shqipërisë, Vllaznia.

Ekipi shkodran do ta nisë garën nga turi i dytë, falë koeficientit të krijuar nga pjesëmarrjet e mëparshme në Europë, por nuk do ta ketë aspak të lehtë.

Goglat e kanë pozicionuar Vllazninë në grupin e katërt, së bashku me skuadra me përvojë dhe pretendime si Ferencvarosh nga Hungaria, Dinamo BSUPC nga Bjellorusia, si dhe fituesja e grupit të parë që do të dalë nga turi paraprak.

Në një grup të tillë, çdo ndeshje pritet të jetë një betejë e vështirë.

Megjithatë, një lajm i mirë për kuqeblutë është fakti se të gjitha sfidat e këtij grupi do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në fundin e muajit gusht.

Kjo është një përparësi e madhe, pasi pritet që tifozët shkodranë të jenë një mbështetje e fortë për skuadrën.

Në shortin e rëndësishëm ishin të pranishëm edhe presidenti Lazer Matija dhe menaxherja Matilda Matija, që tashmë do të kenë përpara sfidën e organizimit dhe motivimit të skuadrës për të shfrytëzuar këtë mundësi unike.

Objektivi është i qartë: kualifikimi në turin e tretë, edhe pse rruga deri atje do të jetë plot pengesa.

Në Shkodër pritet një verë me emocione europiane.

Vllaznia do të kërkojë të tregojë se jo vetëm përfaqëson Shqipërinë, por edhe se është gati për të thyer kufijtë e zakonshëm të futbollit femëror në rajon.

Vllaznia e femrave përballet me sfida të forta në Champions