Lufta Ukrainë-Rusi/ Nuk ndalet Moska,10 viktima dhe disa të plagosur nga një sulm me dronë në Kiev

Punonjësit e shpëtimit nxorën trupat nga rrënojat e një pallati në lagjen Shevchenkivskyi të Kievit, më pak se një kilometër nga Ambasada e SHBA-së në Kiev. Të paktën 9 nga ajo lagje humbën jetën, tha Ministria e Brendshme.

Valery Mankuta, 33 vjeç, përshkroi se si doli nga dritarja e katit të tretë për të shpëtuar pasi ndërtesa e tij u godit nga një raketë. Fotot e Reuters treguan disa shpërthime mbi ndërtesat e apartamenteve në zonë.

“Kisha tulla mbi trup. Ishte ferr i vërtetë. U zgjova në rrënoja”, tha Mankuta, një punëtor ndërtimi. Të paktën 34 persona, përfshirë katër fëmijë u plagosën në sulmet në Kiev, thanë shërbimet e emergjencës.