Dezinsektimi në proces e sipër/ Koçiu: Po parandalojmë shtimin dhe përhapjen në zonat turistike

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu lajmëroi se vijon procesi i dezinsektimit nga veriu deri në jug ku prioritet kanë zonat turistike.

Gjatë një inspektimi të procesit në Gjirin e Lalzit, u bëri thirrje bizneseve që të mbajnë pastër ambjentet.

Ministria e Shëndetësisë vijon me procesin e dizensektimit në zonat turistike.

Ministrja Albana Koçiu u ndal në Gjirin e Lalzit ku u krye trajtimi i katërt që prej nisjes së sezonit, ndërsa bëri me dije dhe mënyrën se si punohet për parandalimit e përhapjes së insekteve.

U shpreh se prioritet mbeten zonat bregdetare, për të mbrojtur turistët vendas apo edhe të huaj.

U bëri thirrje dhe bizneseve të mbajnë pastër ambjentet.

Ky program kombëtar shtrihet në të gjithë zonat turistike të vendit dhe do të vijojë deri në tetor për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.