Porti i Durrësit, përpunohen 4 anije me rreth 14 mijë tonë mallra ndërtimi

Në Portin e Durrësit java nisi me përpunimin e katër anijeve, me 13 859 tonë mallra dhe 546 njësi kontejnerike.

Sipas Autoritetit Portual Durrës në kalatën nr.4 të Terminalit Perëndimor po përpunohet anija tregtare “Hermana”, e cila ka transportuar  5,517  tonë melaminë nga Porto Nogaro në Itali.

Anija “Hermana” lundron nën flamurin italian dhe ka një kapacitet mbajtës deri në 7,988 tonë, gjatësi rreth 140 metra dhe gjerësi rreth 20 metra.

Në port po përpunohet gjithashtu anija Kristi me 3300  tonë çimento, ndërsa në pritje për tu përpunuar është anija Mohsen me 5042 tonë si dhe anija Rijnborg me 546 njësi kontejnerike.