Korrja ''jo festive'' e grurit/ Kultivuesit në Fier: Na 'mbyti' serbi, duhen politika mbështetese

Në Fier ka nisur korrja e grurit, por fermerët shprehen të zhgënjyer pasi çmimi i ulët nuk u mbulon kostot e prodhimit.

Ata paralajmërojnë ulje të sipërfaqeve të mbjella dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga shteti.

Është koha për të marrë produktin e punës së një viti.

Por korrja e grurit, nuk po sjell shumë gëzim për një pjesë të fermerëve në zonën Topojë Seman në Fier.

Kultivuesit thonë cmimi i shitjes prej 30 lekësh për kilogram  nuk u mbulon as shpenzimet, pasi pretendojnë se kostot e prodhimit vit pas viti janë shtuar.

Për pasojë, fermerët se kultivuesit e grurit janë ulur ashtu sikurse sipërfaqet që mbillen

Kërkojnë politika mbështetesë për kultivimin e drithit, pasi e cilësojnë veten të braktisur e të pashpresë.

Myzeqeja konsiderohet si hambari i Shqipërisë, por fermerët e grurit thonë se në rast të mungesës së ndërhyrjes kjo fjali do të tregojë vetëm të shkuarën.