Darwin Nunez jep sinjale pozitive për kalimin te Napoli

Napoli ka marrë sinjale inkurajuese nga sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez, për një transferim të mundshëm gjatë kësaj merkatoje.

Sipas Fabrizio Romano, lojtari nga Uruguai i ka dhënë “dritën jeshile fillestare” klubit italian, pasi është bindur nga projekti sportiv i prezantuar nga trajneri i ri, Antonio Conte.

Nunez është i hapur për këtë lëvizje, por marrëveshja tani varet nga aspektet financiare.

Liverpooli kërkon një shumë të konsiderueshme për kartonin e tij, ndërsa edhe paga e lojtarit është një faktor kyç që mund të ndikojë në realizimin ose jo të transferimit.

Sulmuesi 25-vjeçar ka pasur një sezon me ulje-ngritje te Liverpooli, por potenciali i tij mbetet i lartë dhe ai shihet si një profil i përshtatshëm për futbollin italian dhe stilin e Contes.

Negociatat pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, me zhvillime që mund të jenë vendimtare për fatin e këtij transferimi të madh të verës.