Reali merr fitoren e parë. Përballje të forta! Magjia dhe sfidat e Botërorit të Klubeve në Digitalb në SuperSport

Juventus dhe Manchester Citi nuk zhgënjejnë dhe janë skuadrat e radhës që siguruan kalimin në fazën e eleminimin direkt në botërorin për Klube. Reali arriti fitoren e parë, por llogaritet mbeten të hapura.

 

 

Juventus dhe Manchester city ishin dy skuadrat e radhës që siguruan kalimin për në fazën me eliminimi direkt të botërorit të klubeve. Të dy ekipet e grupit G kanë marrë nga 2 fitore, duke mbyllur llogaritë ndaj Ëydad dhe Al Ain, që janë eliminuar dhe ndeshjen e tretë do e luajnë vetëm për statistikë.

Bardhezinjtë fituan 4-1 marokenëve të Ëydad. Sfida u zhbllokua që në minutën e 6 me një autogol të Boutouil, ndërsa 10 minuta më vonë Yildiz arriti që të dyfishonte shifrat për Juventusin.

Në të 25-ën, Lorch ngushtoi shifrat por në fraksionin e dytë përsëri Yildiz shënoi të dytin personal e të tretin për “Zonjën e Vjetër”. Italianët mbyllën llogaritë me golin e Vlahovic, I cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, në kohën shtesë. 

Fitore bindëse mori dhe Manchester City që dominoi në lojë e rezulat Al Ain. Të besuarit e Pep

Guardiolës realizuan 6 gola në këtë 90 minutësh, tre në secilën pjesë. Gundogan, Echeverri dhe Haaland me penallti I bënë gjërat e lehta për anglezët që në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin shënoi të dytin personal e të katërtin për “qytetarët” Gundogan, ndërsa në vijim gjetën rrjetën dhe Bobb dhe afrimi më i fundit Cherki.

Fitoren e parë në këtë botëror klubesh mori dhe Real Madrid, që mposhti 3-1 meksikanët e Pchuka.

Edhe pse “Galaktikët” mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 6 pas daljes së Asensos me kartonin e kuq, përsëri gjetën forcat për të shënuan 2 gola që në pjesën e parë. Bellingham fillimisht dhe Guler më pas I bënë gjërat e thjeshta për Realin që në të 70-ën shënoi dhe golin e tretë me atë të Valverdes. Pachuka shënoi golin e vetëm në të 80-ën me anë të Montiel.

Llogaritë mbeten të hapura në grupin H, aty ku 4 pikë si Real Madrid ka dhe Salzburg.

Austriakët barazuan 0-0 ndaj gjigantëve të Al Hilal, në një sfidë të bukur, me shumë raste por pa gola.

Salzburg ka qenë surpriza e këtij edicioni, teksa tani do provojë kualifikimin në ndeshjen e tretë ndaj Realit, ndërsa në anën tjetër Al Hilal regjistroi barazimin e dytë radhazi e ndaj Pachukas kërkohet me çdo kusht fitorja për të shpresuar kualifikimin.

Botërori i Klubeve do të vijojë me takimet e së hënës, teksa në orën 21:00 do të luhen paralelisht dy

takimet e fundit të grupit A, Atletico Madrid-Botafogo dhe Seatte-PSG. Ndërkohë që në mëngjesin e së martës, në orën 03:00 Porto do të matë forcat me Al Ahli, ndërsa Inter Miami do të ndeshet me Palmeiras.

Gjithë magjinë e ndeshjet të botërorit të klubeve keni mundësinë për ta ndjekur e shijuar në ekranin e Digitalb në SuperSport.