Kupa e Botës për klube, Interi merr fitoren e parë në grup, shkëlqejnë brazilianet
Christian Chivu dhe Interi i tij morën fitoren e parë në grup në Kupën e Botës për klube, pasi përmbysën në shifrat 2-1 japonezët e Urawa.
Një ndeshje në të cilën zikaltrit dominuan totalisht, por u përballën me një mbrojtje të mbyllur të kundërshtarit, të cilën mundën ta kalojnë vetëm në minutën e 78’.
Ishin japonezët që gjetën avantazhin shumë shpejt me Watanabe, duke tronditur Interin. Të besuarit e Chivu vijuan sulmet e vazhdueshme, por rezultuan të pasaktë, teksa në minutën e 78’ i përhershmi Lautaro Martinez gjeti rrugën e rrjetës.
Në limite, një gjuajtje tokazi e Carbonit nga brenda zonës së rreptësisë gjeti fundin e rrjetës, e Inter fiton kështu 2-1 e merr fitoren e parë në grup, ndërsa më herët kishte barazuar 0-0 me Monterreyn.
Në ndeshjet e tjera të luajtura, triumf regjistruar Dortmundi e Fluminense, me skuadrat braziliane që po regjistrojnë sukses në këtë kompeticion. Verdhezinjtë e Gjermanisë mposhtën ekipin afrikan Mamelodi me përmbysje 4-3, në një përballje vërtet të bukur e të luftuar.
Dortmundi numëron 4 pikë dhe renditet i dyti, pasi kreu i përket Fluminenses e cila po ashtu mori rezultat pozitiv ndaj Ulsan, ku u shënuan 6 gola. Brazilianët dominuan totalisht dhe fituan takimin me rezultatin 4-2 dhe e shohin veten 1 hap larg fazës me eliminim direkt.
