RÜDIGER, VIKTIMË E RACIZMIT! Trajneri i Real Madrid: FIFA ka nisur një hetim të plotë
FIFA ka nisur një hetim të plotë për pretendimin e Antonio Rüdiger se ishte viktimë e racizmit në fitoren e Real Madridit ndaj Pachuca-s në Kupën e Botës për Klube të dielën. Tekniku i spanjollëve, shprehu mbështetje për futbollistin që e edhe më parë ka qenë viktimë e akteve të racizmit
Futbollisti Antonio Rüdiger pretendoi se ishte viktimë e abuzimit racist në momentet e fundit të fitores 3-1 të Real Madridit ndaj Pachuca-s në Kupën e Botës për Klube të dielën, cka tashmë po hetohet edhe nga FIFA, sipas trajneri Xabi Alonso
Gjyqtari Ramon Abatti bëri gjestin e kryqëzimit të parakrahëve përpara gjoksit – sinjal për aktivizimin e protokollit kundër racizmit – pesë minuta pas fillimit të kohës shtesë, pas një përplasjeje të shkurtër që ndodhi pas një faulli ndaj përfaqësuesit gjerman Rüdiger.
I pyetur nëse Rüdiger ishte viktimë e racizmit gjatë ndeshjes, Alonso tha në një konferencë për shtyp: “Kjo është ajo që tha Rüdiger, dhe ne i besojmë.
Është e rëndësishme të kemi tolerancë zero ndaj situatave të tilla. FIFA tani po heton. Kaq mund të them.” Tha trajner i ekipit spanjoll

Nuk ishte e qartë menjëherë nëse abuzimi i pretenduar erdhi nga publiku apo ndonjë kundërshtar.
Organizata drejtuese e futbollit, FIFA, nuk ishte ende në gjendje të jepte sqarime për incidentin kur u kontaktua nga Reuters, pasi ende po pret raportin e gjyqtarit.
Rüdiger, 32 vjeç, ka qenë edhe më parë objekt i abuzimeve raciste kur ka luajtur për Chelsea-n, si në fushë ashtu edhe në internet, si dhe për AS Roma dhe Real Madridin.

