Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike: S*lmi amerikan mund të ketë shkaktuar dëme shumë të konsiderueshme në uzinën Fordow të Iranit
Bombardimet amerikane ka të ngjarë të kenë shkaktuar dëme shumë të konsiderueshme në pjesët nëntokësore të centralit bërthamor Fordow të Iranit, të futu thellë në një mal, sipas kreut të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), organit mbikëqyrës bërthamor të Kombeve të Bashkuara.
“Duke pasur parasysh ngarkesën shpërthyese të përdorur dhe natyrën jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj dridhjeve të centrifugave, pritet të kenë ndodhur dëme shumë të konsiderueshme”, i tha Rafael Grossi bordit të guvernatorëve të IAEA-s të hënën.
Megjithatë, ai paralajmëroi se asnjë grup, përfshirë IAEA-n, nuk është aktualisht në gjendje të vlerësojë plotësisht dëmet nëntokësore në Fordow.
SHBA-të e goditën vendin herët të dielën në mëngjes, duke përdorur gjashtë bombardues B-2 për të hedhur 12 bomba “shkatërruese bunkerësh” në Fordow, secila me peshë rreth 30,000 paund.
