HARTA E LUFTIMEVE/ Izraeli nxjerr jashtë funksionit 6 aeroporte iraniane, shkatërron dhjetëra avionë dhe helikopterë

Mes tensionit në rritje që vijon të përshkallëzohet në Lindjen e Mesme, ushtria izraelite ka njoftuar se ka kryer sulme ajrore ndaj gjashtë aeroporteve ushtarake në Iranin perëndimor, lindor dhe qendror.

Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), nga sulmet janë shkatërruar 15 mjete fluturuese, përfshirë avionë dhe helikopterë, si dhe janë dëmtuar rëndë pista uljeje, depo nëntokësore, një avion furnizimi dhe disa avionë luftarakë të tipit F-14, F-5 dhe AH-1, që i përkisnin forcave ajrore iraniane.

“Avionët e shkatërruar ishin përgatitur për operacione kundër Forcave Ajrore të Izraelit dhe synonin të pengonin veprimtarinë e tyre mbi territorin iranian”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, IDF bëri të ditur se sulmet kanë pezulluar funksionimin e aeroporteve të goditura dhe kanë ndërprerë përkohësisht aftësinë operacionale të forcave ajrore iraniane në këto baza.

HARTA E LUFTIMEVE/ Izraeli nxjerr jashtë funksionit 6 aeroporte iraniane,