L*fta Izrael-Iran / Kamberi: Një konflikt që nuk nis sot, mbi 80 vite tensione dhe përpl*sje të përsëritura

I ftuar në studion e "Ora News", eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi dha një pasqyrë të gjerë mbi tensionet e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar rrënjët historike dhe dimensionin bërthamor të konfliktit mes Iranit dhe fuqive perëndimore.

"Ndoshta ajo çfarë duhet theksuar është se të tre objektet që u bombarduan janë objekte që tashmë dihen ku qeveria iraniane duke qenë se është një vend që prodhon energji bërthamore, përpunon uraniumin i cili është materiali bazë për prodhimin e energjisë bërthamore në centralet e energjisë bërthamore që disa prej të cilëve janë në Iran.

Për shkak se Irani është prodhues i energjisë bërthamore, shqetësimi që ka pasur komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht në vitet 2000 ku një pjesë e opozitarëve iranian dolën në perëndim dhe bënë publike dokumenta që bënin fjalë për një program të fshehtë bërthamorë, që do të pasuronte uraniumin mbi nivelin 60%, që është niveli që duhet për të prodhuar armë bërthamore, atëherë filloi një shqetësim shumë i madh.

Periudha nga viti 2003 deri në vitin 2013 ka qenë një periudhë intensive negociatash. Gjatë kësaj periudhe 10 vjeçare, edhe më parë Izraeli ka bërë goditje veçanta në ato që i konsideronte impiante të prodhimit të energjisë bërthamore. Për shkak të këtyre goditjeve, Irani duke qenë që prej 79' nuk kishte marrëdhënie më me Izraelin, komitti ndërkombëtar u përfshi në një proces të gjatë negociator dhe marrëveshja e parë që u bë në 23 nëntor 2013 ishte ajo që hapi rrugën për të monitoruar programin bërthamor pastaj marrëveshja e 14 korrikut 2015 që e përforcoi më shumë.

Nuk është një proces që nisi këtu. Është një konflikt që po i afrohet shekullit. Mbi 80 vjet ky konflikt ka qenë i vazhdueshëm

Vendimi i SHBA-së për të goditur, pason një logjikë normale duke pasur parasysh rolin dhe peshën që kanë pasur në rajonin e Lindjes së Mesme", u shpreh Kamberi.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë: