JD Vance: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit për Iranin do të ishte ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2025, 09:12
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do të ishte vetëvrasje për Iranin, deklaroi zëvendëspresidenti i SHBA-së Jd Vance.
“E gjithë ekonomia e tyre kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit. Pse do ta bënin këtë? Nuk mendoj se ka kuptim”, shtoi numri dy i Donald Trump.
Parlamenti iranian beson se është e nevojshme të mbyllet Ngushtica e Hormuzit, pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.
Kjo u deklarua nga Esmail Kosari, një anëtar i komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.
Vendimi përfundimtar tani i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare iraniane.
