Konflikti në Lindjen e Mesme/ BE: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nuk është e mirë për askënd

Shefja e politikës së jashtme evropiane, Kaja Kallas ka paralajmëruar se çdo mbyllje do të ishte e rrezikshme dhe "jo e mirë për askënd". Kallas i bëri komentet përpara takimit me ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel.

Ndërkohë, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës ka theksuar gjithashtu se "Gjiri Persik dhe ujërat përreth janë rrugë të rëndësishme tregtare ndërkombëtare", duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të "intensifikojë përpjekjet për të nxitur uljen e tensioneve".

Televizioni shtetëror iranian raportoi se parlamenti ka miratuar një masë për të mbyllur ngushticën, megjithëse vendimi përfundimtar i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare.