Katër vjet më parë grabiti me armë argjendarinë në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2025, 16:05
Një 45-vjeçar i identifikuar si Armand Mevlani u ekstradua nga Greqia në Shqipëri. Ky person, në vitin 2021, në bashkëpunim me një shtetas të tjetër, vodhi bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër, duke kanosur shitësin me armë zjarri.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Gjirokastrës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim.
Në mars të 2021, 45-vjeçari ka vjedhur bizhuteri në një argjendari, në lagjen “18 Shtatori”, duke kanosur shitësin me armë zjarri.