VIDEO/ Ndodh në Brazil, 8 persona ndërrojnë jetë pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2025, 16:47
Të paktën tetë persona kanë vdekur pasi një balonë me ajër të nxehtë u rrëzua në Brazil, tha guvernatori i shtetit të Santa Catarina në një deklaratë.

"Informacioni fillestar tregon 22 persona në bord. Deri më tani, kemi konfirmuar tetë të vdekur dhe dy të mbijetuar.", thuhej në postimin në "X" të Jorginho Melo.
Guvernatori shtoi se ekipet e shpëtimit janë në zonën e Praia Grande, ku ndodhi përplasja, dhe po vazhdojnë të kërkojnë pasagjerët e mbetur. Zona ishte me diell në kohën e përplasjes, ndërsa imazhet e publikuara në mediat sociale tregojnë balonën në flakë.
@dailymail At least eight people have died after a hot air balloon burst into flames and plunged to the ground in Brazil - as it is claimed two miraculously survived. The horrifying crash happened in the country's southern state of Santa Catarina. Tap the link for the full story on DailyMail.com. Link in bio. #news #breakingnews #brazil #hotairballoon ♬ Scary Tense - Steve Ralph
