“LUFTË” PËR PENSIONET MES BANANEVE! Panamaja shpall gjendjen e emergjencës mes protestash kundër reformës

Panamaja shpalli gjendjen e emergjencës në rajonin e bananeve pas protestave të dhunshme kundër reformës së pensioneve. Qeveria pezulloi të drejtat kushtetuese dhe autorizoi arrestime për këdo që kapet në shkelje.

Panamaja ka shpallur gjendjen e emergjencës në rajonin kryesor të prodhimit të bananeve, pas plaçkitjes së dyqaneve dhe dëmtimit të godinave gjatë protestave të vazhdueshme e të dhunshme kundër një reforme të pensioneve në vendin e Amerikës Qendrore.

Qeveria pananmeze njoftoi se të drejtat kushtetuese do të pezullohen për pesë ditët e ardhshme në provincën veriperëndimore Bocas del Toro.

Masat përfshijnë kufizimin e lëvizjes dhe i japin policisë të drejtën të arrestojë pa urdhër këdo që kapet në shkelje.

Trazirat nisën një muaj më parë kur sindikata lokale e punëtorëve të bananeve iu bashkua një proteste mbarëkombëtare kundër shkurtimeve të propozuara të pensioneve dhe shpalli grevë.

“Përballë situatës dhe akteve të dhunës sistematike, shteti do të zbatojë mandatin kushtetues për të garantuar paqen,” deklaroi ministri i Presidencës në Panama

Ai shtoi se masa do të ndihmojë për “të shpëtuar provincën” nga radikalët, sic I cilësoi protestuesve të përfshirë në trazira.

Protestat në mbarë vendin shpërthyen që në mars, ndërsa në Bocas del Toro ato janë udhëhequr kryesisht nga punëtorët e një plantacioni bananesh.

Përplasjet u përshkallëzuan muajin e kaluar, pasi kompania pushoi nga puna mijëra punëtorë grevistë. Protestuesit kanë ngritur bllokime rrugore dhe janë përplasur shpesh me policinë.

Këtë javë, turma kanë dëmtuar ndërtesa përfshirë edhe një aeroport