Katz: Eliminuam financuesin e mas*krës së 7 tetorit nga Hamasi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2025, 10:15
Saeed Izadi, kreu i divizionit palestinez të Forcës Quds të Gardës Revolucionare Islamike, u vra në një sulm izraelit në një apartament në qytetin iranian të Qomit.
Ngjarjen e njoftoi ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili shpjegoi se Izadi “financoi dhe armatosi Hamasin para masakrës së 7 tetorit”.
”Kjo është një arritje e madhe për shërbimin sekret izraelit dhe Forcën Ajrore Izraelite”, deklaroi ai.
”Drejtësi për ata që u vranë më 7 tetor dhe pengjet. Krahu i gjatë i Izraelit do të arrijë të gjithë armiqtë e tij”, shtoi ai.
