Rinumërimi penalizon kandidatët! Asllan Dogjani: Zgjedhjet më të padrejta që prej 1996-s

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vijon rinumërimin e votave të qarkut Tiranë e cila nuk po penalizon vetëm partitë e mëdha por edhe kandidatët e listave të hapura. Si nga PD ashtu dhe PS garuesit kanë humbur vota.

Edhe dita e katërt e rinumërimit për qarkun e Tiranës tregoi se partitë e mëdha kanë më shumë vota në letër se në kutitë e 11 majit.

Për  rreth 30 % e 1282 kutive të hapura, Partia Demokratike ka humbur afro 200 vota ndërsa Partinë Socialiste ka 180 vota më pak se ato të shënuara.

Rinumërimi po tregon edhe lëvizjet e pretenduara brenda listave të partive, edhe pse deri më tani nuk ka efekte në ndarjen e mandateve.

Ilir Alimehmeti i cili humbi betejën kundër Jorida Tabakut, ka 48 vota më pas reale, sipas të dhënave zyrtare, ndërsa deputetja ka humbur 9 vota.

I vetmi i fituar nga demokratët është Asllan Dogjani me 12 vota të shtuara por përsëri nuk arrin t’i japë mandatin për legjislaturën e ardhshme.

Ndërsa monitoron rinumërimin, në një interviste për Ora News kërkoi rishikim të ligjit zgjedhor

Nga ana tjetër edhe kandidatët socialistë në listat e hapura kanë dalë të humbur.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka humbur 170 vota ndërsa deputeti aktual Xhemal Qefalia renditet pas tij me 122 vota minus.

Ministri i inovacionit, ekonomisë dhe kulturës Blendi Gonxhja që mori vendin e parë si kandidati më I votuar në listë të hapur në të gjithë vendin ka humbur vetëm 82 vota.