Kuçana: Nuk është ky rinumërimi që kemi kërkuar ne, shumë nga fletët e votimit që kanë qenë bosh janë plotësuar me...
Kandidatja e PD Ilirjana Kuçana, në një intervistë në Ora News u shpreh se shumë nga fletët e votimit që kanë qenë bosh janë plotësuar me kandidatë preferencialë.
Kuçana: E kam kërkuar për të vendosur një standart të ri zgjedhor.
Një standart demokracie.
Në momentin që ti shikon se vota jote trafikohet në emër të dikujt tjetër mendoj se kjo nuk ka të bëjë me interesin personal por kjo ka të bëjë me atë çfarë ndodh.
Unë mendoj se ne po i bëjmë një nder në tërësi politikës.
Nuk është rinumërimi ky që kemi kërkuar ne.
Ne kemi kërkuar rinumërimin të votës fillestare kur shikohen pamjet filmike kur janë hapur në fillim dhe më pas ballafaqohet me votën e cila është në kuti.
Shumë nga fletët e votimit që kanë qenë bosh janë plotësuar me kandidatë preferencialë.
Dhe mendoj se kjo gjë një herë e mirë i jep fund Kodit të shumë përfolur zgjedhor.
