Spiropali-Blondel: Thellim i bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Belgjikës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u prit sot një takim në Bruksel (Belgjikë) nga presidenti i Senatit, Vincent Blondel.

Gjatë takimit Spiropali dhe Blondel ndanë vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh parlamentar.

Kryeparlamentarja Spiropali i shprehu Blondel mirënjohjen për mbështetjen e Belgjikës ndaj Shqipërisë.

“Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj planit ambicioz, por realist të Shqipërisë për mbylljen e negociatave dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade”, tha Spiropali.

Spiropali mori pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, zhvilluar në Parlamentin e Belgjikës, në Bruksel, në prag të Samitit të NATO-s.