VIDEO/ Rama prezanton skuadrën fituese të Korçës për Shqipërinë 2030 në BE

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Korçë në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.

Përmes një videoje prezantuese, Rama solli në vëmendje edhe eksperiencën parlamentare të çdo deputeti të PS-së që i përket listës së qarkut Korçë, duke renditur mandatet respektive për secilin prej tyre.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në qarkun e Korçës mori gjashtë deputetë, katër prej të cilëve bëhet pjesë për herë të parë e Kuvendit të Shqipërisë.

Për deputetë e rinj të cilët ulen për herë të parë në sallën e Kuvendit, Partia Socialiste po zhvillon në një format të veçantë Akademinë Politike, të ndërtuar posaçërisht për gjeneratën më të re të Kuvendit të Shqipërisë.

Qarku Korçë

Niko Peleshi, mandati i tretë

Romina Kuko, mandati i parë

Genti Lakollari, mandati i parë

Besa Spaho, mandati i parë

Bledi Çomo, mandati i parë

Ilirian Pendavinji, mandati i katërt